Përleshen dy gra në Tiranë, goditen me gurë

Dy gra, të moshës 56 dhe 61 vjeç janë përfshirë në një sherr mes njëra-tjetrës gjatë ditës së djeshme në Tiranë.

Sakaq, bëhet e ditur se është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të zgjidhur problemin. Ndërkohë, sherri ka shkuar deri aty sa njëra prej tyre, pikërisht 56 vjeçarja ka goditur me gurë gruan tjetër, duke i shkaktuar edhe dëmtime në trup.

Pas ndërhyrjes së policisë, 61 vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gruaja tjetër është dërguar në rajonin e policisë.

Mësohet se 56 vjeçarja, pritet të japë llogari për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *