Berisha do pres dallëndyshen që të heq veroren/ Cila është dëshira që do të shpreh?!

Sali Berisha në konferencën energjetike ditën e sotme (20.04. 2022) është shfaqur me një simbol që në dorën e tij dhe profilin publik dukej e çuditshme. Shumë kush e interpretoi atë si një verore që zakonisht i vihet fëmijëve në ditën e verës në mënyrë që atyre ti realizohet një dëshirë. Ajo nuk hiqet nga dora deri në momentin kur ai që e ka mbajtur sheh një dallëndyshe.

Sipas traditës thuhet: Se ne momentin qe e vendos veroren, duhet te mendohet një dëshirë. Dhe kur kjo verore te merret nga dallëndyshja dhe te vihet ne fole, do ju realizohet dëshira.

Nuk dihet nëse dëshira e fshehtë e Berishës është që pasi mundi Bashën të mundë edhe amerikanët që e kanë shpallur non grata, por një gjë është e sigurt ai ende nuk e ka parë dallëndyshen që do e shpinte në destinacion dëshirën e tij, ndaj e mban në dorë rripin e perit bardhe  kuq.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *