“Të rëntë sateliti në kokë”, gazetari “thumbon” Ramën:  Do t’i ngrijmë në stratosferë, për të gjurmuar këmba këmbës…

Premtimi i pambajtur i kryeministrit Edi Ramës në lidhje me satelitët, është ironizuar nga gazetari Artan Hoxha.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se me largimin e aktorit të humorit Florjan Binaj nga Portokallia, tashmë është vetë Rama ai i cili ka hyrë në rol.

Sakaq, ai shton se tani që nuk janë vendosur edhe satelitët “çunat e hashashit”, do të vijojnë të mbjellin të qetë dhe pa pasur frikën e monitorimit.

Postimi i plotë:

A jeni më lehtë tani???!!! Meqë Florian Binaj iku nga Portokallia dhe nuk po e imiton me Edi Ramën, me duket se ka filluar Edi Rama dora vete, të imitoj Florian Binajn…. Meqë “çunat” e hashashit, atij të vërtetit jo ai që presim të legalizohet, ishin trembur nga kjo puna e monitorimit te territorit nga Satelitet e Ramës, tashmë mund të vazhdojnë fushatën e mbjelljes të qetë.

Nga vjeshta, kur të kenë mbaruar te korrat e “bereqetit”, dhe të kemi siguruar pa firo “zahirenë” e zgjedhjeve të ardhshme, satelitet do t’i ngrijmë në stratosferë, për të gjurmuar këmba këmbës nga dreqin po bëjnë “kërdinë”, ata “ujqërit” pa dhembë që fton Arian Çani…

Ajo shprehja e plakave, “të rëntë rrufeja ballit”, tani do kthehet ne, “ të rëntë sateliti në kokë”…


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *