Elis Succi është i shpallur në kërkim për grabitjen e Postës Shqiptare në Kamëz, është arrestuar.
Bëhet me dije se policia ka sekuestruar edhe paratë të cilat i grabiti në filialin e postës. Sakaq, emri i këtij të fundit u bë i ditur nga vetë shoku i tij pas arrestimit.
Mësohet se sipas dëshmisë së Gert Kurtit, , i cili është vënë në pranga, 30 vjeçari ka vëzhguar ambientin dhe kur në filial nuk ka pasur njerëz ka njoftuar shokun e tij të afrohej me armë.
Njoftimi i Policisë:
Kamzë
Vijon operacioni policor i koduar “Filiali 2”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.
Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vjedhjes së një shume parash, nën kërcënimin e një arme, në filialin e Postës Shqiptare.
Sekuestrohen 1 milion lekë të rinj, një aparat celular, një armë zjarri pistoletë dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim, në vijim të veprimeve intensive hetimore, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë.
Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, shtetasi E. S., në bashkëpunim me shtetasin A. K., 20 vjeç ( i arrestuar më parë), nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë të rinj, një aparat celular, një armë zjarri pistoletë dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.