Një 54 vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesë në Durrës. Bëhet me dije se shtetasi me iniciale I.M., banues në lagjen Nr.13, është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij.
Sakaq, policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në lagjen Nr. 13 Durrës, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur shtetasi I. M., 54, vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.