Detaje nga atentati në Lushnje/ Autori lëvizte në këmbë si dhe ka qëlluar disa herë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen me armë zjarri në Lushnje.

Bëhet e ditur se autori ka qenë i vetëm dhe lëvizte në këmbë. Sakaq, i plagosur nga ky atentat ka mbetur 44 vjeçari, Kujtim Mema i cili ka qenë duke kaluar në atë zonë, si dhe dyshohet se nuk ka qenë ai shënjestra e plumbave.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset e zonës dhe disa dëshmitarë janë marrë në pyetje.

Këta të fundit kanë pohuar se një person që lëvizte në këmbë me maskë, syze dhe kapuç në kokë  ka qëlluar me silenciator disa herë, por jo në drejtim të Memës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *