“Jam prokurorja që hetova ‘Shullazin’, politikanët dhe terroristët”- Imeraj paraqet konkluzionet në KPA: Kur ika, dosjen s’e pranonte askush, thonin; ‘S’kam pse të pres ndonjë tritol tek shtëpia…”!

Prej më shumë se 6 orësh ka përfunduar seanca për prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Sakaq, bëhet me dije se Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kërkuar që vendimi të jepet në datën 27 prill, ora 15:00.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj ka mbajtur fjalën përmbyllëse në seancën dëgjimore që u zhvillua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Imeraj gjatë karrierës së saj njihet për hetimin e dosjeve të mëdha, çështje që kanë patur lidhje me terrorizmin, politikanët e ndryshëm dhe krimin e organizuar.

Para trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Imeraj ka deklaruar se ajo është hetuar për karrierën e saj 17 vjeçare që ajo është vlerësuar saktë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndërkohë që thekson se procesi hetimor ndaj saj është shoqëruar me sulme nga më të ndryshmet apo letra anonime.

“Në punën time si prokuror, jam hasur me vështirësi në drejtim të ushtrimit të detyrës për arsye nga me të ndryshmet, por në asnjë rast nuk jam gjetur përballë vështirësisë totale të realizimit të detyrës apo mbrojtjes së vetes dhe familjes time siç ka ndodhur nga sulme të çuditshme të paraqitura me denoncime në copa letrash, apo emaile me emra te rremë, si Rrahim Shehu, Valentino Ymeri, apo me emrin e një qytetareje që në rreshtat e mëposhtëm, do sqaroheni më shumë për përmbajtjen e denoncimeve të saj.

E impenjuar në maksimum në profesionin tim të prokurorit, e bindur ne maksimum për domosdoshmerinë e përsosjes në dije të fushës të cilën kam zgjedhur të bëj pjesë, e përkushtuar karshi çdo hetimi që zgjidh dhe evidenton një marrëdhënie juridike të cënuar, e impenjuar për të dhene kontributin edhe në mësimin e brezave të rinj, e mbi te gjitha e përkushtuar karshi misionit sublim si nenë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve te mijë, nuk mundet dhe nuk qëndron të lë veten dhe personalitetin tim të pikturuar keq, jo në përputhje me realitetin, nga anonimë apo dhe nga njerëz të shtyrë për të bërë një gjë të tillë, të cilët kanë dhe mundet të kenë vetëm një synim : ‘Përdorimin e sistemit të drejtësisë për të bërë një padrejtësi’.

Jam hasur gjatë këtij procesi të rivlerësimit, me konkluzione të quajtuara opinione apo gjetje, të cilat referojnë burim prove, letra anonime, jam hasur gjatë këtij procesi me cenim të jetesës personale edhe në kushtet kur nuk ishte e nevojshme”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *