Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Arizonës në SHBA, duke djegur deri më tani 24 ndërtesa.
Bëhet me dije se flakët janë përhapur në përmasa të mëdha si pasojë e erës së fortë.
Sakaq, 2 mijë banorë rreth zonës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie, pasi flakët po përhapen shumë shpejt.
Mësohet se i ashtuquajturi “Zjarri i Tunelit”, ka përfshirë Arizonën verilindore, duke djegur kodra deri më tani të paktën 23 milje në veri të Flagstaff dhe duke shkrumbuar më shumë se 66,000 hektarë tokë, sipas Inciweb Fire Information System.