Takimi i G20/ Homologu rus fillon të flasë, pjesëmarrësit bëjnë veprimin e papritur

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Gellen së bashku me presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me praninë e një zyrtari të lartë rus në samitin e sotmë të G20.

Bëhet me dije se Gellen është shprehure se nuk e miraton praninë e Rusisë në samit, ndërsa Lagarde i kërkoi ministrit rus të financave Timur Maximov t’i dërgonte një mesazh të qartë udhëheqjes ruse që t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

Sakaq, edhe më herët ministri francez i financave Bruno Lemerre i ka kërkuar homologut të tij rus mos të merrte pjesë në samitin e G20.

“Ne kërkojmë që Rusia të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake dhe të mos marrë pjesë në takimet e G20. Lufta nuk është në përputhje me bashkëpunimin ndërkombëtar,” tha Lemerre në një video-telefonatë.

Sipas një burimi në ministrinë franceze, Lemerre është larguar përpara se përfaqësuesi rus të fliste.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *