Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me presidentin e ri, ku pohon se Edi Rama ka nisur farsën e procesit të kapjes së institucionit, për të kapur kështu edhe 98.8% të pushteteve në vend.
Sipas, Berishës emrat në zarf për presidentin hapen vetëm nga Rama.
Reagimi i Sali Berishës:
“Farsa e zgjedhjes se presidentit!
Një farse vulgare, qesharake, por dhe sipas rregullave te mafies për të kapur nga Edi Rama institucionin e fundit te narkoshtetit.
Të dashur miq, i damkosur si kreu i organizatës kriminale të aferës së incineratoreve afere e cila ka jehone të fuqishme në Bruksel dhe Ëashington, i demaskuar nga Kongresi i fundit të partisë që ishte një copy-paste e tubimeve të Cosa Nostras, i tmerruar nga mundësia e aktit të tradhtisë së lartë të skapit të partisë që mund të marrë për dobësi mbështetjen e tij dhe të PS dhe në vend që të skapi Berishën si ç’urdhëroi publikisht t’ju kthehet atij dhe narkoministrave të tij, Edi Rama nisi farsën e procesit të kapjes se institucionit të fundit atij të Presidentit të Republikës për të kapur kështu 96,8% të të gjitha pushteteve në Shqipëri.
Në ketë proces shpifarak Edi Rama ka vendosur të aplikoj:
1- Emrat në zarfe top sekret që vetëm ai i hapen!’
2- Shoqëria Civile e cila emrat duhet t’i dërgojë me email, të mos guxoje t’i shqiptojë në publik emrat.
3- Negociata me opozitën e emëruar apo Basho-opozitën mbasi e ka të qarte se opozita e vërtetë nuk do merrte pjesë kurrë në një farse vulgare, qesharake dhe mafioze me të cilën Edi Rama do realizoje pushtetin absolut në Shqipëri.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe ketë proces farse me te cilin Edi Rama pas grabitjes së mandateve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 po përdhos institucionin e Presidentit të Republikës dhe me mandate kallpe po e uzurpon atë”