Kërcënuan me armë zjarri një person në lokal, arrestohen 2 persona në Shëngjin

Dy shtetas janë arrestuar nga policia në Shëngjin, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë zjarri një person në lokal. Bëhet me dije se autorët të cilët janë E. M., 29 vjeç dhe E. S., 25 vjeç ishin strehuar në një banesë.

Sakaq, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë por edhe fizikisht, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e objektivit për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Kanosën me armë zjarri pistoletë një shtetas, brenda një lokali, Policia arreston në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Sekuestrohen një pistoletë me municion luftarak dhe një dorezë metalike. Pas marrjes së njoftimit së në një lokal në Shëngjin, dy shtetas ishin konfliktuar me një person, si dhe e kishin kanosur atë me armë zjarri pistoletë, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasve: E. M., 29 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët ishin strehuar në një banesë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (shtetasit E. S.) dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë (shtetasit E. M.), e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e shtetasit Gj. M., për motive të dobëta. Në vijim të veprimeve, shtetasit E. M. dhe E. S. u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *