Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri në vend, por edhe në lidhje me faktin se si do ndikonte ky emër në qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama.
Sakaq, ai ironizon Ramën duke e konsideruar si “çun bordurash”, i cili i cili sado përpiqet të dalë nga kornizat, shpesh herë nuk mundet.
Ndër të tjera ai shton se nëse presidenti do të jetë një person që e do penën, kjo po që do ta vendoste në siklet kryeministrin Rama.
“Rama është çun bordurash. Kështu njihet. Pastaj dalëngadalë u kornizua për të krijuar atë imazhin që populli ka nevojë të shohë tek udhëheqësi. Por thellë-thellë del tek tipi i vetë, tek bordura e hotel “Dajtit”. Kushedi sa qejf ka të shkojë atje ku ka qenë por duke qenë kryeministër ama. Ramën do ta kompleksonte një njeri i penës, që të komplekson edhe me CV”, u shpreh Dyrnjaja.