Policia greke “në këmbë”, zhduket 15-vjeçarja, dyshohet se ka rënë pre e rrjetit “djemtë e dashuruar”

Një vajzë 15-vjeçare është zhdukur në Peristeri. Mediat greke raportojne se kjo ngjarje ka alarmuar policinë, ndërsa bëhet e ditur se 15-vjeçarja quhet Fotini Giannopoulou.

Adoleshentja duket se është në rrezik paasi ka gjasa që të jetë joshur nga një rrjet i trafikut të qenieve njerëzore.

Fotini Giannopoulou ka flokë gështenjë, sy kafe, lartësi 1.60 dhe ka një peshë normale. Ditën kur ajo është zhdukur kishte veshur një xhaketë të zezë, bluze Nike gri të errët dhe atlete të zeza Nike.

 

Ka dyshime se vajza mund të ketë rënë pre e rrjetit të “djemtë e dashuruar”.

“Është një zhdukje e rrezikshme dhe e them sepse ne zakonisht nuk nxjerrim urdhër, por del me vendim prokurorie. Ajo supozohet të jetë larguar vullnetarisht, por është e rëndësishme. Ajo është me disa që janë të rrezikshëm. Ne e dimë se këto qarqe po përdorin të rinjtë për një sërë arsyesh,” tha përfaqësuesi i një shoqate për të humburit.

Çfarë janë djemtë e dashuruar? (LOVERS-BOY)

Djemtë e dashuruar janë trafikantë njerëzish që zakonisht punojnë duke u përpjekur që vajzat ose djemtë e rinj të bien në dashuri me ta. Ndonjëherë ata manipulojnë të rinjtë në mënyra të tjera. Pasi të kenë viktima nën ndikimin e tyre, ata i shfrytëzojnë ato, për shembull në industrinë e seksit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *