Tre shtetas janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar, për plagosjen me thikë të 2 personavenë Berat.
Bëhet me dije se shtetasit me iniciale E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe F. Q., 21 vjeç gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç.
Sakaq, të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
DVP Berat
Plagosën me mjet të mprehtë 2 shtetas, identifikohen dhe shpallën në kërkim 3 autorët e dyshuar.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasit E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe F. Q., 21 vjeç, pasi gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.