Alibeaj “thumbon” Berishën: Vjen pa asnjë lloj roli dhe bën zhurmë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkeled Alibeajn, në një deklaratë për mediat u shpreh se debatet e shkaktuara nga Sali Berisha në mbledhje janë “zhurmë”.

Sakaq, Alibeaj pohoi se sot do të ketë një tjetër mbledhje, ku dhe do të merret parasysh mendimi i të gjithë deputetëve demokratë

“Sot në mbledhjen e grupit u diskutua çështja e axhendës parlamentare. Çështje tjetër është e qëndrimit që duhet të mbajë PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Propozimi im është që do të duhet të konsultohen të gjithë deputetë për qëndrimin që duhet të mbajë PD. U la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e të gjithë deputetëve dhe në fund të sintetizohet një qëndrim final. Në mbledhjet e grupit ka gjithnjë zhurmë sepse vjen Berisha, pa asnjë lloj roli, është i lirë të japë opinionin e tij”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *