Korçë/ “Fundosen” trafikantët, merr me vete dhe tre persona të tjerë

Tre persona të tjerë janë arrestuar në Korçë, në fazën e shtatë të operacionit të koduar “Restart”, nisur pesë muaj më parë.

Shtetasit me iniciale A. M., 35 vjeç, A. B., 54 vjeç,  A. S., 55 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge prej 40 kilogramë kanabis.

Sakaq, policia ka sekuestruar cilësinë e provës materiale 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Korçë

Finalizohet faza e shtatë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar pesë muaj më parë.

Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Vihen në pranga edhe 3 shtetas dhe sekuestrohen 40 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në​ 19 numri i të ndaluarve dhe në 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur pesë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ shtatë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. M., 35 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.
  2. B., 54 vjeç, banues në Korçë.
  3. S., 55 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volksëagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, ishin edhe shtetasit A. M. dhe A. S.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer ne bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *