Do të habiteni- Në mes të Madridit, qytetarët dalin në shesh me portretet e Enver Hoxhës

Në tubimin e zhvilluar në Madrid nga ana e të majtëve spanjollë, është vënë re edhe fotoja e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Fotoja e Hoxhës është mes personazheve të njohur të komunizmit në botë, në tubimin e zhvilluar në sheshet kryesore. Pamjet janë publikuar nga Arbër Agalliu, gazetari shqiptar që jeton në Itali.

POSTIMI:
Një mikesh me pushime në Madrid javën e kaluar më dërgoi këtë video. Ky është marshimi i organizuar nga partia spanjolle marksiste-leniniste Reconstruçión Comunista që u mbajt më 14 prill. Ndër pankartat e ngritura nga pjesëmarrësit, mund të shihen fotot gjigante të Leninit, Stalinit, Marksit, Engelsit, por edhe të diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Të dashur miq spanjollë, para se të idhulloni figura si ajo e Hoxhës, studioni historinë e Shqipërisë, diktaturën hoxhiste, persekutimet, gjakun e derdhur nga shqiptarët, hermeticitetin e një kombi, racionimin e ushqimit, urinë e vuajtur, frikën, presionin e vazhdueshëm etj etj. Asnjë regjim nuk është më pak i keq se të tjerët deri në atë pikë sa të merret si shembull, asnjë regjim nuk justifikohet me shprehjen “ka bërë edhe gjëra të mira”, as ai i Enver Hoxhës

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *