Enkelejd Alibeaj ka folur në Kuvend menjëherë pas përplasjeve me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, pohoi se edukata familjare nuk e lejonte atë të bëhej pjesë e skenave të tilla konfliktale.
Sakaq, Alibeaj akuzoi Ramën se nuk po mban qëndrim ndaj deputetëve por edhe familjarëve të cilët janë shpallur non grata, pasi me mandatin e tyre, po qeveris për herë të tretë vendin.
“O Fadil do zësh dhe t’i foltoren? Unë e kam aq edukatë familjare dhe jo vetëm që të mos jap kënaqësi për skenat që ndodhën. Unë kurrë asnjëherë nuk do i jap kënaqësi këtij që është këtu.
Kjo është marrëveshja e 2008-tës mes këtij dhe atij, në kurriz të shqiptarëve, ky nuk e fsheh fare, do të bëj të njëjtën gjë siç ka bërë me të gjitha pushtetet, edhe me presidentin. Ky ka vjedhur 74 vota, dy nuk guxon që të mbajë as minimumin e qëndrimit, që shqiptarët e duan, dhe e kanë të shkruar e zeza me të bardhë. Do t’i të jesh i besueshëm, do ti të kalosh ylberin, atëherë mbaj një qëndrim, nuk e ke legjitimimin e shqiptarëve. Po e pyet t’i gjasme shoqërinë civile, ti që çfarë nuk bëre një vit më parë, dhe na vjen këtu si zemërmadh, që do ta zgjedhësh presidentin me konsensus. Duhet të kuptosh një gjë, ne vërtetë jemi në një situatë jo të mirë, por këta njerëz nuk kanë skelete në dollap, i detyron si dele, që të sjellin nga tre emra në një zarf. Nuk do të kesh asnjë lloj problemi nga këta, ne kemi detyrimin ndaj shqiptarëve, të paktën ndaj gjysmës së tyre që na votuan”, tha ai.