Hapet aplikimi në sektorit privat, ja sa para do të përfitojnë punonjësit

Ministria e Financave, Punës dhe Transfertave në Kosovë ka njoftuar se është hapur platforma online për aplikimin për tërheqjen e shtesave prej 100 eurosh për punonjësit e sektorit privat.

Sakaq, ky aplikim do plotësohet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat  personale të të punësuarit në këtë fushë. Kusht i vetëm për kualifikim është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore në muajin shkurt 2022.

Ndërsa punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, por subvencionimin do ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, dhe subvencionin do ta tërheqin në fund të muajit qershor 2022.

Aplikimi për këto shtesa do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *