Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Bëhet me dije se Nishani ka shkuar në “Sanatorium” me urgjencë mbrëmjen e djeshme, ku dhe vijon të jetë i shtruar dhe aktualisht.
Sakaq, burime për median bëjnë me dije se gjendja e tij nuk është dhe aq e mirë.
Ndërkohë, behët e ditur se vuan nga pneumoni bilaterale post Covid-19, si dhe parametrat e oksigjenit dhe tensionit nuk janë të mirë.