Ylli televiziv, Kourtney Kardashian, duket se është e lodhur nga komentet e njerëzve. Kështu duket në episodin e ri të “The Kardashians”, ku ajo shprehet e zhgënjyer me komentet e njerëzve për trupin e saj, duke përfshirë spekulimet se ajo është shtatzënë.
Madje ylli televiziv zbuloi se ajo dhe Travis Barker po përpiqeshin të bënin një fëmijë dhe kishin nisur fertilizimin in vitro. Megjithatë, duket se kjo eksperiencë nuk ka qenë shumë e bukur për të.
“Çdo person në rrjetet sociale është: ‘Kourtney është shtatzënë’”, i tha ajo mamasë Kris Jenner. “‘Kourtney ka shtuar kaq shumë peshë.” Dhe unë mendoj se është shumë e vrazhdë të komentosh njerëzit kur nuk e ke idenë se çfarë po kalojnë në të vërtetë”, u shpreh Kourtney.
Kjo e fundit ka shtuar më pas se trajtimi i saj i ka shkaktuar shumë shtim në peshë.
“Ilaçet që më kanë dhënë, më futën në menopauzë”, tha ajo, duke treguar se po përjetonte këtë efekt anësor, sepse është e kujdesshme me atë që fut në trupin e saj dhe “in vitro i ka shkaktuar efekte plotësisht të kundërta dhe po funksionon si një kontraceptiv”.
Për më tepër, Kourtney më pas zbuloi se ajo po luftonte me depresionin për shkak të ilaçeve.
Ndërkohë kujtojmë Kourtney ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin Scott Disick-Mason, Penelope dhe Reign kurse Travis ka dy fëmijë Landon dhe Alabama me Shanna Moakler.