Manchester United ka një trajner të ri dhe quhet Erik ten Hag. Trajneri holandez mbërrin në Angli për të zëvendësuar Ralf Rangnick pas një eksperience positive me Ajax-in.
Stili i tij ka joshur bordin e Old Trafford, i cili i ka ofruar një kontratë fillestare 3-vjeçare me një tjetër opsionale, deri në vitin 2026.
Për të marrë shërbimet e tij, skuadrës angleze i është dashur të paguajë 2 milion euro që korespondojnë me klauzolën e ndërprerjes së kontratë së tij me Ajax.
Ten Hag parakaloi kandidatët e tjerë si Mauricio Pochettino, dhe do të ketë një rol kyç në merkaton e verës për “Djajtë e Kuq”./Priza.al