Pa fëmijët apo nipërit, ja si e ka festuar mbretëresha Elizabeth 96-vjetorin e saj (Foto)

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II, sot feston ditëlindjen e saj të 96-të.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit i kanë uruar mbretëreshës për ditëlindjen e saj, me anë të një postimi në Twitter.

Sakaq, ata kanë postuar edhe dy fotografi të mbretëreshës me nipërit dhe mbesat e saj.
“Duke i uruar Madhërisë së saj Mbretëreshës një ditëlindje të lumtur të 96-të sot! Një frymëzim për shumë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe në botë,” shkruajnë ata në postim.

Sakaq, Mbretëresha Elizabeth  e ka festuar e vetme ditën e saj të lindjes. Për foton zyrtare me rastin e ditëlindjes, ajo ka zgjedhur që të pozojë me dy kuajt e fermës.

Me njërën dorë nga njëri dhe tjetrën nga tjetri, Mbretëresha shfaqet e qeshur. Imazhi në fjalë është realizuar në Kështjellën Windsor, ku Mbretëresha jeton kryesisht.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *