Vuçiç i vendosur: Nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë

Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç tha se pavarësisht presioneve, Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtar duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës së përgjakshme në Ukrainë.

Në një intervistë për “Financial Times” më 21 prill, ai tha se Beogradi nuk do të zgjedhë anë, pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian që Serbia, si shtet kandidat për anëtarësim në bllok, të harmonizojë politikat e saj të jashtme me të Brukselit, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ka bisedime për zgjedhje të anëve. Jo, ne e kemi anën tonë, interesat e Serbisë. Nëntëmbëdhjetë shtete të NATO-s na bombarduan ne [më 1999] dhe vendosën sanksione ndaj nesh”, tha Vuçiç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *