Lautaro Martinez ka qenë sërish vendimtar për Interin. Dy gola dhe një asistim në fitoret në kampinat dhe kapë, respektivisht ndaj Spezias dhe Milanit e kanë kthyer atë sërish në qendër të vëmendjes.
Argjentinasi ka kaluar momente rënie këtë sezon, por tani ka arritur ta rifitojë shkëlqimin, megjithatë e ardhmja e tij mbetet në dyshim.
La Gazzetta dello Sport shpjegon se Interi do të duhet të bëjë shkurtime sërish këtë verë. Ai duhet të reduktojë shpenzimet e tij në skuadër me 15% dhe Lautaro është lojtari më vlerën më të lartë në treg.
Atletico Madrid është një nga skuadrat e interesuara, por jo e vetmja. Gazeta italiane shpjegon se Interi do ta konsideronte largimin e Lautaros për një çmim jo më pak se 60 milion euro.