Të tjera detajë kanë dalë nga vdekja e Ilir Marku, 36-vjeçarit që u gjet pa shenja jete një një bunket në Institut.
Burime bëjnë me dije së në pranga ka rënë Mariglen Isufi i cili akuzohet për fshehjen e kufomës.
Ditën e ngjarjes, 29-vjeçari ka qenë së bashku me Ilir Markun në afërsi të bunkerit në një lëndinë me barë teksa kanë konsumar lëndë narkotike. Marku nga mbidoza ka humbur ndjenjat, ndërsa Isufi është larguar për në banesë duke e lënë vetëm dhe ka shkuar ditën tjetër duke e gjetur pa shenja jete.
Më pas ka marrë trupin e tij duke e tërhequr zvarrë për disa metra duke e futur në brendësi të një bunkeri, duke e mbuluar me kartona.
Pas arrestimit nga policia, Mariglen Isufi ka deklaruar se nuk ka bërë denoncim pasi kishte pasur frikë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Fshehu në një bunker trupin e shokut që kishte ndërruar jetë duke penguar zbulimin e të vërtetës, vihet në pranga 29-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– M. I., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e dë vërtetës”.
Sipas veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi M. I., është lidhje shoqërore me shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili u gjet ditën e djeshme, në një bunker, pa shenja jete dhe pa shenja dhune.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, më datë 17.04.2022, kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike, dhe shtetasi I. M., ka gjetur vdekjen, ndërsa shtetasi M. I., ka transportuar trupin e të ndjerit në bunker, duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.