Shtetasi shqiptar Aineo Redo 49-vjeç me profesion avokat është gjetur i vdekur ditën e sotme në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është gjetur në një rrugë në Rggio Emilia me fyr të prerë.
Ka qenë një kalimtari i momentit që e ka konstratuar dhe më pas ka lajmëruar policinë.
Hetuesit në vendngjarje kanë gjetur një thikë në dorën e viktimës, duke bërë që pista e parë të jetë vetëvrasja.
Këto janë dyshimet e para, por po hetohet edhe pisa e vrasjes.
Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes, teksa deri më tani nuk ka dëshmitar.