Avokati Maks Haxhia është rizgjedhur në krye të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Gjatë zgjedhjeve që u mbajtën ditën e sotme, Haxhia ishte në garë përball me avokatin Saimir Vishaj.
Haxhia mori 76 vota pro, kundrejt Vishajt që mori vetëm 9 vota. Në krye të Dhomës Kombëtare të Avokatisë Haxhia është prej vitit 2000.