Legjenda e boksit Mike Tyson është bërë një protagonist në një episod të shëmtuar pasi u konfrontua me një pasagjer në avion.
Pas provokimeve të herë pas hershmë të pasagjerit, Tyson humbi durimin dhe nisi të godasë me grushta.
Dëshmitari thotë se fillimisht Tyson bëri një selfe me të, por djali i emocionuar gjatë gjithë kohës përpiqej ti fliste 55-vjeçarit, ndërsa ky i fundit i kishte thënë të qetësohej, por kjo nuk ndodhi dhe boksieri u “detyrua” ta grushtojë.
Pasojat e grushtit të Tyson dihen me djalin që mbeti edhe i gjakosur./Priza.al