Integrimi ne BE, Rama takohet me numri dy të qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim në Tiranë me kryeministrin Rama.

Lajmin e ka konfirmuar numri dy i qeverisë maqedonase  me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se ky takim kishte në thelb integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Postimi:

“I nderuar të takoj kryeministrin shqiptar Edi Ramën sot në Tiranë. Ne diskutuam nevojën urgjente për të kthyer valën dhe për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Dimitrov.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *