Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri, një nga çështjet më të nxehta të aktualitetit politik së fundmi.
Ai shprehet se do të donte që presidenti i ri të ishtë apolikik, teksa thekson se opozita duhet të marrë pjesë në proces dhe të propozojë emrat e saj.
“Përderisa ne do ti drejtohemi presidentit ne nesër për gjëra të caktuara si forcë opozitare, pse duhet ta bojkotojmë këtë proces edhe sikur të jetë process i paragjykuar. Ilir Metën këta e zgjodhën. Ata tani mund të bëjnë prap të njëjtën gjë. Do doja që presidenti të ishte një person i arsimuar dhe apolitik”, tha Sula.
Ndër të tjerë ai tha se ministrat në Kuvend bëjnë sikur zihen, ndërsa në “darkë” takohen bashkë e oligarkët.
“Thonë mos na cani kokën mos na denonconi këtu ka arritur. Doli ministrja tha jo po kështu jo vjedhjet, thuaj kush është ai që e ka bërë. E di cfarë bëjnë këta bëjnë sikur zihen dhe në darkë takohen me njëri tjetrin. Po të donte Rama ta shkarkonte Metën e kishte shkarkuar në Gjykatën Kushtetuese. Kanë material shtrënguese të njërit tjetrit. Këta kanë mbajtur xhiron e njëri-tjetrit për 30 vite” tha ai ndër të tjera.