Media greke ka publikuar fotot e 7 të arrestuarve që kishin kryer 231 mashtrime elektronike në Greqi që nga nëntori i vitit 2020 dhe kishin grumbullar një shumë prej 1.400.000 eurosh.
Të arrestuar janë 6 persona të komunitetit rom dhe një 25-vjeçar shqiptar.
Mashtruesit u vënë në pranga nga policia helene më 13 prill në kuadër të një operacioni të zhvilluar me forcat vendase Ushtrisë Çlirimtare të Greqisë.
Të arrestuarit janë janë 25-vjeçari Panagiotis Moschos nga Nafplio, 20-vjeçari Vassilios Moschos nga Argos, 38-vjeçari Christos Karagounis nga Nafplio, 40-vjeçari Georgios Magga nga Peleta Arcadia, 25-vjeçari Ilia Metellari nga Shqipëria, 26-vjeçari Thepanistrolis M dhe 51-vjeçari Michael Karagiannis nga Sparta.
Organizata kriminale u çmontua pas një hetimi shumë mujor nga Sigurimi i Igumenicës nga ku u identifikuan detajet e gjithë bërthamës së saj. Gjithashtu janë verifikuar edhe të dhënat e 117 poseduesve të llogarive bankare të cilave u janë transferuar paratë./Priza.al