“U keqpërdor”, Berisha reagon për incidentin me Alibeajn

Shtyrja që i dha ish-kryeministri Sali Berisha, kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeja, ishte momenti kryesor i seancës së sotme plenare.

Ai moment u përdor si “ushqim” nga mazhoranca  gjatë gjithë seancës.

Berisha i ftuar në “TPZ” ka reaguar në lidhje më këtë rast dhe është shprehur se ky moment është keqpërdorur.

Pjesë nga bisesa në studio:

Sali Berisha: Nëse mund të rishfaqësh sekuencë e parlamentit, të sqaroj ju dhe çdo shqipotr, nuk është një problem mes meje dhe Alibejat, por mes meje dhe Edi Ramës. Rama foli foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë sa deshi. Në ligjin e parlamentit nëse deputeti gjatë një diskutimi përflet nëj tjetër fill pas tij i jepet fjala dy minuta. Çfarë mekanzimi të turpshëm të një keqpërdorimi ekstrem të Alibeajt. Para një muaji ndodhi e njëjta skemë. Taulant Balla i thotë Lindita Nikollës nuk do i jepet këtij fjalën po Enkelejd Alibeajt. Një turp. Ajo ishte një komandë e turpshme. Sot e njëjta skemë. Nuk mund të jepte përgjigje pa folur unë që emri im ishte përgojuar disa herë.  Kisha shtypur me kohë butonin për reply, fjala do të më jepej jo për ta marrë, por për replikë sepse isha përfolur, isha përgojuar nga Rama disa herë. Unë u ngrita që të merrja fjalën dhe ai shkoi me vrap në platfromë, për ndonjërin që pati dyshime se nuk ishte e përgatitur, kërceu Taulant Balla dhe kërkoi 5 minuta pushim. Vetëm që unë të mos jepja përgjigjen time, unë u detyrova të flisja për mediat jashtë. U bë vegël, vegël për të mohuar fjalën time.

Lorenc Vangjeli: Më mirë ta kishe rrahur se sa të thuash këto gjëra

Sali Berisha:Rastin e parë po ta shihni e keni identik, ndjeva dhimbje kur shihja që Balla i thoshte fol, vetëm ta shikonit, ndjeja dhimbja të madhe./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *