Ish – kryeministri Sali Berisha pasi sqaroi fillimisht incidentin me Enkelejd Alibejn gjatë senacës së sotme plenare, ku sipas tij është keqpërdorur, ka një përgjigje edhe për reagimin e ambasadores së SHBA në Tiranë.
I ftuar në “TPZ”, Berisha u shpreh se pozicioni i Yuri Kim është qesharak, sipas tij ajo merr përsipër në këtë rast të interpretojë rregulloren e parlamentit.
Pjesë nga fjala e Berishws:
“Pozicion qesharak i guvernatorës e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit dhe të marrë përsipër se kush do të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria nëse duhet bërë akuza.
Natyrisht, ajo që mund ti them zonjës është se merr fund loja me opozitën kukull, s’ka më opozitë kukull, dhe për mua zhvillimet me pozitive të Shqipërisë janë këto.”/Priza.al