E reja tenton të hidhet nga pallati në “Komunën e Parisit”, policia në vendngjarje

Një 26-vjeçare ka tentuar të hidhet nga banesa e saj në zonën e “Komunës së Parisit”, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se 26-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 21.04.2022, te Komuna e Parisit, në rrugën “Mihal Popi”, ka tentuar të vetëhidhet nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasja K. E., 26 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *