Ditën e sotme është hapur ekspozita me 100 piktura të punuar nga fëmijët e spektrit autik.
27 fëmijë kanë sjell në tablo dhe telajo vepra të mrekullueshme të punuara me duart e tyre të arta. Eventi është mbajtur në Kryeministri në sallën COD ku i pranishëm ka qene edhe kreu i qeverisë Edi Rama.
Eliona Sula Themeluesja dhe drejtore e qendrës “Ecim së Bashku” ka ndarë me ne qëllimin e kësaj iniciative humane, fondet e mbledhura nga pikturat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve që kanë nevojë për terapi për por që familjet nuk kanë mundësi financiare tua plotësojnë. Sula u shpreh se është e nevojshme që përtej sensibilizimit këta fëmijë të mbështeten.
Vet artistët e vegjël për mikrofonin e Priza.al shprehen se janë kënaqur shumë në këtë event ku morën pjesë.
Prilli, është muaji i ndërgjegjësimit për autizmin dhe është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, si përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm./Priza.al