Priten furtuna në qytetin e Vlorës, Bashkia apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

I gjithë vendi, e veçanërisht qyteti i Vlorës, është përfshirë nga erëra të fortë mëngjesin e kësaj të premte.

Ndërkohë, Bashkia e Vlorës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. Kjo pasi meteorologët kanë bërë paralajmërim për furtuna.

Njoftimi Bashkisë:

Parashikimet e meteorologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për furtuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *