Jozefina Topalli rikthehet në PD? Berisha jep lajmin e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë në 30 Prill

Të enjten mbrëma ish-kryeministri ka pohuar se Jozefina Topalli do të rikthehet në Partinë Demokratike.

Berisha tha se Topalli do të mbajë postin si anëtare anëtare e Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e 30 prillit.

Ylli Rakipi: Marrim Jozefina Topallin. Ajo i ka thënë gjërat doktor edhe para jush, se ju tani po i thoni. Pse nuk është Jozefina në PD? Përse nuk po i riktheni këta që largoi padrejtësisht Lulzim Basha?

Sali Berisha: Ajo do të rikthehet në PD, do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar.

Për hapjen, dy do të jenë drejtimet. Së pari, rikthimi i të gjithë vlerave në PD. Së dyti, afrimi me PD, i dhjetëra, qindra, specialistëve, ekspertëve, intelektualëve, të formuar, në Shqipëri dhe jashtë. Nëse patë KOP-in në 2005, ju garantoj se ai do të tejkalohet shumë herë. Po punohet intensivisht në këtë drejtim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *