“Terrorizon moti”, meteorologia tregon fenomenin e çuditshëm që pritet të ndodhë

Temperaturat e mëngjesit të kësaj të premte kanë shënuar një rritje të ndjeshme, në formë zagushie pasi vlerat minimale janë jo më poshtë se 6-7 gradë celsius në zonat malore, ndërkohë në shtrirjen perëndimore përfshirë dhe kryeqytetin, termometri sot ka shënuar rreth 11-15 gardë, vlera këto mjaft të larta.

Ndërkohë, pritet që mesdita të shënojë rreth 26-27 gradë celsius.

Si dhe vranësirat të cilat vijnë nga jugu i kontinentit, në fakt masa ajrore të nxehta nga kontinenti afrikan të cilat kalojnë nëpër Mesdhe ushqehen me lagështirë, ndaj edhe reshjet e para që pritet të bien do të jenë shi i  shoqëruar me pluhur dhe baltë.

Kujtojmë se mbrëmë gjatë natës era ka qenë mjaft problematike ashtu siç po vazhdon edhe sot në disa zona, por që fatmirësisht pritet të zgjasë deri sonte në mbrëmje zbulon meteorologia Tanja Porja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *