Partia Demokratike në qytetin e Beratit ka kapur një furgon mallrash të mbushur me ndihma, të cilat sipas PD-së do të shpërndaheshin për fushatë nga Partia Socialiste. Furgoni, i cili thuhet se është i bashkisë është ndaluar para Zyrave të Drejtorisë vendore të Arsimit, ku dhe do të shkarkoheshin pakot e ndihmave.
Drejtuesi politik i PD në Berat e ka ndaluar furgonin dhe nuk ka lejuar që furgoni të hapet. Alizoti ka njoftuar policinë dhe po e mban furgonin të rrethuar.