Vlorë/ Era e fortë shkul pemët, bllokohet një segment rrugor

Moti i keq ka shkaktuar probleme në Vlorë. Bëhet me dije se jo vetëm është trazuar deti duke shkaktuar pezullim të lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, por sakaq era e fortë ka sjellë probleme edhe në pyllin e Sodës.

Mësohet se është bllokuar një segment rrugor në pyllin e sodës, pasi janë rrëzuar pemë. Sakaq, forcat e zjarrfikëses ndodhen kanë mbërritur për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës.

Ndërkohë, pritet që të kemi një përkeqësim të motit në orët e pasdites, ndërsa nga pasditja e së shtunës moti do të përmirësohet dhe temperaturat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *