“Kujdes me mua…”/ Nga çfarë ka frikë Kujtim Gjuzi? Ish-deputeti paralajmëron publikisht gazetarin e njohur: Nëse e nxirrni këtë do t’iu çoj në gjykatë!

Ditën e martë pritet që të fillojë emisioni investigativ “Piranjat”, ku prezantues do të jenë Florian Binaj dhe Arilena Ara.
Ndërsa emisioni nuk ka filluar akoma, ka edhe nga ata që janë të shqetësuar për materialet që do të transmetohen në të, pasi dyshohet se mund të kenë rënë në “rrjetë”. Njëri nga ata është edhe Kujtim Gjuzi, i cili bëri një deklaratë të fortë përballë Enkel Demit dy ditë më parë.
Gjuzi tha së nëse gazetarët nuk silleshin sipas protokollit ai nuk do të shkelte fare as në emisionin e Enkel Demit dhe as në ambientet e ABC.

“Unë mund të vë kushtin që jo vetëm që nuk vij më këtu, por nuk vij ne ABC fare. Se është edhe një emision që do të nxjerrë diçka dhe unë i kam thënë që nëse e bëni unë do t’ju çoj te gjykata”, tha Gjuzi, ndërsa Enkel Demi e pyeti me habi nëse ishin “Piranjat”?

“Ata me duket”, tha Gjuzi duke vijuar me argumentin e tij të fortë: Sepse unë i kam të regjistruara gjërat. I kam me SMS. Protokolli është protokoll.

Po pse është shqetësuar kaq shumë Kujtim Gjuzi? Çfarë mund te ketë ndodhur mes tij dhe gazetarëve të emisionit “Piranjat”?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *