Lushnje/ Tentoi të vriste të atin me hanxhar, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje, pasi akuzohet për dhunë në familje ndaj babait të tij.
Policia ka njoftuar se i riu ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste atë me mjet prerës.
Fatmirësisht krimi është parandaluar nga policia, ku pasi kanë marrë njoftimin kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka neutralizuar autorin, që është prangosur dhe është drejtuar drejt drejtorisë së policisë në Lushnjë. 25-vjeçari me inicialet A.Q., akuzohet për dy vepra penale, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje armëve të ftohta”.
Gjithashtu i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij. Materialet proceduriale I kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *