Zbardhet kërkesa e Tahirit në Gjykatën e Lartë: Më lironi se më rrezikohet jeta në burg

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me burg.
Tahiri i dënuar me 3 vjet e 4 muaj për shpërdorim detyre nga Apeli i Gjykatës së Posaçme, gati rreth 2 muaj më parë, kërkon lirimin nga qelia me pretendimin nga qelia se i rrezikohet jeta në burgun e Fierit. Ish-ministri i Brendshëm nuk ka rënë dakord me dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg të dhënë nga GJKKO për shpërdorim detyre, duke bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit.

“Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit është vënë në ekzekutim menjëherë në kundërshtim me kërkesat e ligjit dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasit Saimir Tahiri, pa respektuar procedurën ligjore. Duke parashtruar se në rastin konkret vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim e të pandehurit Saimir Tahiri, mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të pandehurin si dhe për familjen e tij. Kështu, Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier”, thuhet në kërkesë.

“Nga ana tjetër edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme”, thuhet më tej në dokumentin drejtuar gjykatës.

E teksa Tahiri kërkon lirimin nga qelia, në një tjetër kërkesë drejtuar Gjykatës së Lartë, prokuroria kërkon dënimin e ish-ministrit edhe për trafik droge.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *