Vetëm një ditë nga incidenti me kreun e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn në një deklaratë për median ish-kryeministri Sali Berisha pohon se ky i fundit është keqpërdorur.
Sakaq, Berisha shton se Rama ishte zverdhur në fytyrë kur e kishte përballë.
“Merrni dhe shihni kur doli, mehit i bërë, një ngjyrë limoni i kishte rënë në fytyrë, i dridhej zëri, e fliste sikur kishte dalë nga shtëpia e të vdekurve. Unë kundërshtar e kam, uroj që të gjej kurajo, pasi e ka kapur një panik i vërtetë, demokratët do ta mundin atë, jo për së gjalli, por edhe për së vdekuri unë e mund atë. Ai ka trashëgiminë më negative që mund të ketë njeriu”, tha Berisha.