Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar katër drejtues të përkohshëm të zyrave të prokurorive, në qytete të ndryshme.
Mësohet se:
- Asllan Bajramaj, do të jetë drejtuesi i Prokurorisë Përmet.
- Kledian Llaho, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
- Aurel Zarka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;
- Moisi Duda, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.