Pas dueteve të shumta Fifi i bën ftesë publike kësaj këngëtareje

Fifi është një nga këngëtaret me të komentuara për momentin, jo vetëm për muzikën por edhe pse ajo mori pjesë në Reality Show-n më të madh në Shqipëri “Big Brother Vip”. Javën e ardhshme pritet të dalë kënga e saj më e re e titulluar “Pikturë” që do të jetë në bashkëpunimin e Gent Fatalit. Por këngëtarja ka një ëndërr tjetër në sirtar ajo dëshiron të bëjë një duet me Tunën dhe këtë ftesë ja ka bërë publikisht.

Nuk e dimë nëse këngëtareve do t’u përputhen axhendat megjithatë vera është para kështu që do të jemi në pritje.
Kujtojmë gjithashtu se Fifi ka patur bashkëpunime me këngëtarë si Aurela Gaçe, Çiljeta Xhilaga, Ermal Fejzullahu, Young Zerka, Mc Kresha, etj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *