Zhaklin Lekatari “hap zemrën”: Kam një dekadë që s’kam asnjë lloj marrëdhënie sentimentale

Zhaklin Lekatari, e njohur për publikun shqiptar për informacionet që jep në lidhje me edukimin seksual, ishte e ftuar në “Natë me Aulonën”.
Ajo ka folur si rrallë herë për jetën e saj private ku ka zbuluar se ka rreth një dekadë që nuk është në një marrëdhënie dhe shtoi se shkak i këtij fakti është së “ajo i tremb burrat.”

Unë që kur kam filluar “Tabu” dhe deri tani, nuk kam pasur një marrëdhënie. Pra unë kam një dekadë që nuk kam asnjë lloj marrëdhënie sentimentale, jam në në një marrëdhënie me dikë që mund ta quaj partner. Sepse kjo gjë që bëj unë i tremb njerëzit. Unë i tremb burrat, ata tremben të raportohen me mua. Gjendem gjithmonë në një marrdhënie që pas disa muajsh personi tjetër më thotë “ndihem inferior sepse ti bën shumë gjëra”, tha Zhaklina.
E pyetur se si lindi ky pasion për blogun, Zhaklina tregoi se gjithçka ka nisur nga nevoja që ajo ka pasur për t’u shprehur pas një ngjarjeje të rëndë dhe negative që ka ndikuar në jetën e saj. Ajo shtoi se menjëherë ka marrë shumë reagime, pas nisjes së blogut të saj.
“Ky pasion lindi nga nevoja që unë kisha për t’u shprehur, për një ngjarje negative që mua më kishte ndodhur, që më kishte bërë të reflektoja shumë dhe më kishte ndryshuar plotësisht. Dhe aty mendova që eksperiencën time ta ndaja me vajza dhe gar të tjera. E kisha të nevojshme të ndaja revoltën time dhe inatin tim me të tjerë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *