Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se ambasadorja e SHBA në Tiranë po ndërhyn në procesin gjyqësor, ka ardhur është përgjigja e kësaj të fundit.
Më anë të një postimi në “twitter”, Kim thotë nëse kjo ndërhyrje nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve, është e vërtetë.
Ambasadorja shton se SHBA vazhdon betejën kundër korrupsionit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në vend.
Reagimi:
Yuri Kim: Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë ?? do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në ??, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që … të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA. /Priza.al