Kaso: Vendimi në kundërshtim me ligjin, mban peng vullnetin e demokratëve

Antari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso ka folur ka dhënë deklaratë për mediat në lidhje me vendimin e gjykatës pasi ka pranuar ankimimin e bërë nga kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Kaso pohon se gjykata ka marrë një vendim në kundërshtim me ligjin dhe se grupi i Rithemelimit do të ndjekë të gjithë anët ligjore për të hedhur poshtë këtë vendim.

“Në bazë të ligjit, Gjykata duhej sot vetëm të verifikonte nëse ankimi është firmosur nga pala e autorizuar dhe sipas vendimarrjeve të njëpasnjëshme të Gjykatës së Lartë, Apeli duhet të rrëzonte këtë kërkesë.
Limiti standard është mbajtur nga gjyqtarja Blerina Muça, kërkesa jonë për të qenë pjesë e procesit në Kuvendin e Korrikut, ajo e refuzoi, edhe sot bëri të njëjtën gjë.
Nuk është ky vendimi i parë i marrë nga Gjykata e Tiranës, këto palë nuk duhet as të merren në shqyrtim e jo më të pranohet kërkesa e tyre. Pala që përfaqësohet nga deputeti Alibeaj, nuk ka qenë palë në process dhe si e tillë nuk legjitimohet. Ky vendim është pranuar dhe vetë nga pala e cila sot pretendon se ka të drejtë të ankimojë

Gjykata duhet të mbante këtë  standard, nëse nuk je palë nënshkruese atëherë nuk mund të marrësh pjesë në proces. Vendimi i sotëm jo vetëm që është i atakushëm, por është në kundërshtim me ligjin. Ne jemi në dijeni të arsyeve se pse gjykata morri këtë vendim dhe ka guxuar të marrë një vendim në kundërshtim me ligjit. Por fakti se ne nuk kemi dalë të kërcënojmë gjyqtarët nuk do të thotë se ne nuk do të ndjekim anët ligjore. Këta të fundit cenojnë partinë dhe mbajnë peng vullnetin e demokratëve” u shpreh Kaso.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *